Beatrisa Pista Demiri takon qytetarët, viziton dyqanet e Rahovecit (Foto)

Kandidatja për deputete nga koalicioni PDK – AAK – Nisma, Beatrisa Pista Demiri, po vazhdon të takojë qytetarët.

Ajo gjatë gjithë ditës së martë ka qëndruar në qytetin e Rahovecit, ku ka takuar qytetarët dhe ka vizituar bizneset e vogla, dyqanet dhe zejtarët.

Kandidatja me numër 63 nga Rahoveci që konsiderohet edhe opsioni më serioz për përfaqësim në Kuvend me anë të një postimi në Facebook ka shprehur kënaqësinë nga takimi me qytetarët.

Beatrisa Pista Demiri deri tash ka bërë një kampanjë tejet dinjitoze, duke mos sulmuar kundërshtarët dhe duke u fokusuar vetëm në platformën e Fillimit të Ri për zhvillimin e Rahovecit dhe duke potencuar vazhdimisht se ajo do të jetë zëri që i ka munguar Rahovecit.

Ajo është kandidatja e vetme që ka dalë në qytet në këto zgjedhje për të takuar direkt qytetarët dhe ndërmarrësit e vegjël.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.