Bashkohen ish bashkëluftëtarët e Brigadës 124 në mbrojtje të interesave të tyre, familjeve të dëshmorëve dhe luftës së drejtë

Me iniciativën e komandant Ismet Tara – Hoxha dhe këshillit inicues, janë bashkuar ish-bashkëluftëtarët e UÇK-së të Brigadës së 124 duke u bërë thirrje të bashkohen gjithë ish-bashkëluftëtarëve në mbrojtje të interesave të tyre, familjeve të dëshmorëve dhe luftës së drejtë – duke parë neglizhencën e institucioneve.

Këshilli inicues i përbërë nga Bataljoni II: Fahredin Hajda, Ajet Cena, Xhafer Kadiri, Halil Mullabazi dhe Mentor Veliu.

“Duke marrë parasysh shkeljen e të drejtave tona, jemi të detyruar të bashkohemi gjithë bashkëluftëtarët e Brigadës 124 në mbrojtje të vlerave të nëpërkëmbura sot e 20 vjet nga të gjitha pushtetet pa dallim”, ka shkruar mes tjerash antari i këshillit inicues, Bataljoni II, Mentor Veliu në Facebook.

Thirrje për bashkim u është bërë edhe familjeve të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve.

Bashkimi i Brigadës 124 me në krye komandant Ismet Tara – Hoxha është një prej gjërave më të mira që i ka ndodhur Rahovecit në kohët e fundit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.