Ballkani kthehet në Pragë, i dëmtohet aeroplani

Ekipi i Ballkanit është detyruar të kthehet sërish në Pragë pasi rreth 30 minuta gjatë fluturimit për në Prishtinë ka pësuar dëmtim.  

“Të gjithë jemi mirë, kjo është tashmë më e rëndësishmja, por ishte rrezik. 30 minuta pasi u nisëm, në ajër aeroplani u dëmtua, saktësishtë xhami i pilotit pësoi krisje. Gjatë fluturimit nuk na thanë se është rrezik, por kur ateruam na u tha e kundërta”, ka rrefyer për KOHËN njëri prej anëtarëve të klubit në kushte anonimiteti pak çaste pas aterimit në Pragë.

Ballkani në Pragë të enjten zhvilloi ndeshjen e dytë të grupit G të Ligës së Konferencës. Humbi nga Slavia e Pragës me rezultatin 3:2.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.