Piktorja nga Rahoveci, Zara Popaj, ka hapur ekspozitë me rastin e “8 Marsit”, ditës së gruas.
Në këtë ekspozitë gruaja paraqitet ndryshe, reflekton forcën dhe sakrificën e saj, në një ditë që ndryshe nga festimi, shërben si protestë për të drejtat e saj, shkruan Rahoveci24.
Hapja e ekspozitës u bë në Rahovec në shtëpinë e kulturës, duke e ditur që edhe qyteti jonë është djep i kulturës.
Në hapje të ekspozitës ishin miq e familjarë të Zarës, adhurues të artit dhe qytetarë të rëndomtë, teksa aty nuk mungoi as drejtori për urbanizëm, Fehmi Hoxha, i cili është edhe vet piktor.
Ekspozita të tilla janë të mirë se ardhura për një vend si Rahoveci, që po shënon ringritjen më të madhe kulturore – sportive që nga paslufta. /Rahoveci24/