Artisti Fehmi Hoxha të premtën hap ekspozitën personale në Prishtinë

Artisti i njohur Fehmi hoxha nga Rahoveci këtë të premtë në ora 19:00 në Galerinë Peyton në Prishtinë hap ekspozitën e parë për vitin 2019.

Në këtë ngjarje kulturore do të ekspozohen veprat më të fundit të punuara në vitin 2019 në stilin e peisazheve abstrakte me teknikën akril në pëlhurë.

Kjo ekspozitë vjen një muaj pas fitimit të çmimit “Gursel Sylejmani” nga Fehmi Hoxha për pikturën më të mirë të vitit, çmim ky i ndarë nga Komuna e Ferizajt si dhe pas dy ekspozitave të suksesshme të mbajtura në vitin 2018.

Kurator i ekspozitës është profesori i arteve Hajrush Fazliu kurse organizator Blerim Gërguri.

Në këtë ekspozitë e cila do të jetë me karakter shitës do të ekspozohen gjithsej 27 piktura për 30 ditë nga data 22 mars deri më 21 prill të vitit 2019. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.