Shoqata e artistëve figurativ “Art Studio” i dhuroi muzeut komunal të Rahovecit bustet e heronjve të Kosovës Xhelal Hajda- Toni dhe Selajdin Mullabazi- Mici.
Bustet janë punuar nga artistët rahovecas në vitin 2009 dhe për punën e bërë artistët nuk kanë kërkuar asnjë kompensim dhe janë punuar vullnetarisht nga artistët Selami Haxhijaha, Ruzhdi Hoxha, Naim Kafexhiu dhe Florent Pista.Keto dy buste i kanë paraprirë ngritjes së shtatoreve të këtyre dy heronjve që janë vendosur në parkun e qytetit në Rahovec.
Me rastin e vendosjes së busteve në ambientet e muzeut komunal, artistët Hoxha dhe Kafexhiu thanë se këta heronj e kanë vendin aty ku njerëzit mund t’i shohin dhe ne kemi vendosur që të ekspozohen pikërisht në këtë hapësirë.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica tha se bustet fillimisht do të vendosen në hapësirën e bibliotekës komunale “Sulejman Krasniqi”, pasi që hapësira e muzeut komunal pritet t’i nënshtrohet një ristrukturimi të hollësishëm.
Pas rirregullimit të muzeut bustet do të vendosen përfundimisht në muze, tha drejtori Shtavica.