Altin Morina rikthehet në stërvitje, lajm i madh për KB Rahovecin (Foto)

Një nga basketbollistët kyç, Altin Morina, është rikthyer në stërvitje në atë që klubi thotë se është afat rekord i rikuperimit.

Morina kishte pësuar një ndezje të mushkërive gjatë ndeshjes ndaj Yllit që u detyrua ta lëshonte në çerekun e dytë.

Ai më pas ishte operuar, prej ku u mendua se sezoni për të kishte përfunduar.

Megjithatë, klubi ka konfirmuar në faqen zyrtare se lojtari është kthyer në stërvitje të hënën në mbrëmje në përgatitje për duelin ndaj Sigal Prishtinës që zhvillohet këtë fundjavë.

Ende nuk dihet nëse ai do të luajë ndaj Sigal Prishtinës, por trajneri nuk pritet ta rrezikojë lojtarin dhe pritet t’i japë minuta të kufizuara, deri sa ai të aftësohet plotësisht nga dëmtimi i tij

Ky është lajmi më i mirë për KB Rahovecin prej kohësh, kur dihet se Tyler Deihl është i vetmi organizator natyral krahas Valon Bunjakut dhe rikthimi i Altin Morinës e shton thellësinë e kualitetit të skuadrës dhe i jep energji tjetër kundërsulmit, kur dihet se specialitet i Morinës janë kundërsulmet e shpejta vrastare. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.