Alirifa garanton mbetjen në Ligën e Parë: Vitin tjetër luftojmë për Superligë

Trajneri i KF Rahovecit, Senad Alirifa, ka folur në një intervistë për Rahoveci24 rreth gjendjes aktuale të ekipit.

I shumëkritikuar, Senad Alirifa e startoi pozitivisht me KF Rahovecin stinorin pranveror. Me disa përforcime të bëra, Alirifa i demantoi të gjithë kritikët e tij, duke mposhtur Ferizajin në shtëpi falë edhe disa përforcimeve të bëra.

Sipas tij, ekipi nuk po lufton për mbijetesë. Vitin e ardhshëm ai pret që të luftohet për hyrje në Superligë.

“Klubi është i organizuar shumë mirë, atmosfera është shumë e mirë, ne si ekip nuk luftojmë për ekzistencë sepse kemi ndër ekipet më të mira në Ligën e parë këtë sezon dhe qëllimi jonë është që të bëjmë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm ku do të luftojmë për të hyrë në Superligë”.

“Me disa përforcime tjera jemi në kontakt me disa lojtarë të Superligës, kështu që mbetjen në ligë e kemi të sigurt këtë sezon, por në sezonin e ardhshëm do të luftojmë për Superligë”, theksoi ai.

KF Rahoveci pësoi humbje në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit dhe sfida e ardhshme zhvillohet në shtëpi në Stadiumin e Qytetit të Rahovecit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.