Alban Veseli: Faleminderit që më besuat – Dua titullin për këtë qytet dhe këta njerëz

Superylli i KB Rahovecit përmbushi premtimin e dhënë – i dha fund krizës së madhe të rezultateve me një performancë mbretërore ndaj Sigal Prishtinës.

Albani regjistroi double double monstruoz prej 15 pikësh, 10 kërcimesh, 5 asistimesh dhe 4 topash të vjedhur.

“Faleminderit Rahovec, faleminderit të gjithëve, Ultras Vreshtarëve dhe publikut të mrekullueshëm. Faleminderit që besuat në mua”.

“Po kthehem në formën time më të mirë. Dua veç titullin me Rahovecin, dua të gëzoj këtë qytet dhe tifozët”.

“Fitoren e solli gjithë ekipi, por më duhet të
përgëzoj kapitenin Bardhi Rexha që përkundër moshës po tregon lidership dhe super performanca. Duhet të vazhdojmë përpara dhe ta harrojmë këtë triumf sepse secila ndeshje është e vështirë”, u shpreh Alban Veseli.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.