Alban Veseli: Do të fitojmë atëherë kur duhet dhe do të sjellim trofe

Superylli i KB Rahovecit, Alban Veseli, ka dhënë një deklaratë para takimit të madh ndaj Prishtinës.

Bartësi kryesor i lojës, një kampion i vërtet, por që duhet ta dëshmojë veten në folenë e madhe të arenës “Mizahir Isma” ka folur para derbit ndaj Prishtinës që Rahovecin e gjen në krizë të thellë rezultatesh.

Alban Veseli që ditë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes së tij, shprehet i bindur në fitore dhe dalje nga kriza.

Ai beson se ekipi do të fitojë kur duhet në fazën finale të kampionatit dhe të stolisemi me trofe.

“Ndihem shume mire pasi qe kete janar kam mbushur plot 15 vite karrier si profesionist, pasi qe ne janar te 2005 jam paraqitur per here te pare me ekipen e kb Prishtines”.

“Une jam duke u pergaditur mjaft mire dhe besoj qe stinori pranveror ka me qene shume me i mire per ekipen tone”.

“Na kane munguar rezultatet ndeshjet e fundit per kete gje mendoj qe arsyeja eshte ndryshimet e shumta ne ekipe por besoj shume se do te komponohemi dhw ne momentin kur duhet te fitojme ne fazen finale te kampionatit ta bejme kete dhe te stolisemi me trofe.”

“Sa i perket Prishtnes natyrisht do te jete nje ndeshje e veshtire per ne por mendoj se eshte koha ti kthehemi fitoreve dhe te kthehemi ne vendin e pare aty ku e kemi vendin”, u shpreh Albani ekskluzivisht për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.