Drejtori Sportiv i KB Rahovecit, Alban Rama, ka uruar Rahovecin dhe ka përgëzuar publikun për përkrahjen, por shpreh habinë për mungesën e donacioneve nga bizneset teksa ka goditur ministrin e Sportit në koment në Facebook.
Rama thotë se po të kishte pasur ndonjë donator klubi atêherë klubi do luftonte për titull.
“Ishte fitore e madhe. Edhe pa asnjë donator para afatit kalimtar pa asnjë përforcim, ne kemi arritur të sigurojmë playoffin. Është mëkat që s’kemi pasur përkrahje, por s’do të ndalemi edhe pa donator vetëm ta bëjmë Rahovecin krenar dhe ta fusim në histori”, u shpreh Rama.
Ndërkohë ai pas ndeshjes ka goditur publikisht ministrin e Sportit, Kujtim Gashi. Rama në Facebook ka kujtuar Gashin se klubi detyrohet të luaj në playoff pa palestër, palestër që ka nisur që 13 vjet.