Lojtari më i mirë i ndeshjes vendimtare ndaj KB Dritës, Alban Latifaj, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes.
Ai arriti të jetë në krye të listës së koshashënuesve duke arritur 29 pikë në vetëm tri çerekë lojë, teksa në çerekun e fundit nuk luajti fare.
Pos pesë gabimeve personale që ai i bëri, Latifaj është kapur nga gazetarët e Rahoveci24 në palestër teksa po fashohej nga një prej zyrtarëve të klubit në dorën e tij.
Rahoveci24 mëson se bëhet fjalë për një ndrrydhje ashtit interior të gishtit të dorës së djathtë.
Latifaj pritet t’i kthehet shumë shpejt parketit dhe po ashtu përgatitjeve për Superligë, teksa pritet që ai të jetë pjesë e skuadrës që do të garojë në Superligë sezonin e ardhshëm, duke qenë se ishte një prej më të mirëve këtë sezon në aspekte statistikore dhe garancia e ekipit në fazën ofensive. /Rahoveci24/