Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi ka pësuar një aksident në trafik.
Siç merr vesh Rahoveci24, Vehapi kishte pësuar aksident me veturën zyrtare, në të cilën gjendej me vozitësin e tij.
Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur në kthesën tek pompa e benzines, Teuta – T në magjistralen Rahovec-Malishevë.
Aktualisht ai gjendet për trajtim në QKMF të Rahovecit.
Rahoveci24 mëson se ai ka pësuar lëndime të lehta. /Telegrafi/