Agron Sokoli në RTV 21: Rahoveci solli Sofien, HardhFest ëndërr e realizuar e të rinjve

Një nga njerëzit më meritorë për jetësimin e HardhFest, Agron Sokoli, ka qenë mysafir në emisionin “BonBon” në RTV21, ku ka folur për edicionin e 15-të dhe jubilar të festivalit të rrushit.

Ai në pyetjen e prezantuesit rreth HardhFest, foli për shumë gjëra, në mesin e të cilave edhe arritjen e Sofie Kastriotit në tokën atdhetare të saj.

Sokoli thotë se Rahoveci ka sjellë Sofie Kastriotin në Kosovë dhe për këtë ai thotë se është krenar, dhe po ashtu thotë se HardhFest në Rahovec është produkt që ka për të dhënë dhe ka çka të prezantojë, se është bërë atraksion i vërtet turistik atraktiv për të gjithë.

“Sofia është një shqiptare, të cilën Rahoveci e solli në Kosovë”.

“Ideja për një “HardhFest” ekziston që 10 vjet në mesin e të rinjve, të cilët kemi diskutuar jo ta bëjmë kështu, jo t’i japim një format tjetër. E njerëzit që i kanë dhënë jetë kësaj ideje janë Memli Krasniqi, ministri i Bujqësisë, dhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi. Ata kanë jetësuar një ëndërr të të rinjve të Rahovecit. Për këtë arsye, prerja zyrtare e kalaveshit të rrushit, do të bëhet nga këta njerëz që jetësuan ëndrrën e të rinjve!”, potencoi Sokoli në BonBon të RTV 21.

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.