Agjenda e përkujtimeve në Komunen e Rahovecit, e cila lirisë ja dha 950 martirë dhe 130 ushtarë të UÇK-së.

Një nga komunat e Kosovës që e pësoi gjatë luftës 1998-1999 është edhe komuna e Rahovecit ,një nga vendet kontribuese për çlirimin e Kosovës me 950 civilë të vrarë dhe 130 dëshmor me emblemen e UÇK-së.

Serbia synonte djegien dhe shkatërrimin total të kësaj komune me qëllim që në Kosovë të mos kishte asnjë mundësi ringjalljeje bujqësie dhe ekonomisë nga furnizoheshin Zonat tjera me produkte bujqësore.

640x74

Përmes kësaj strategjie synohej që njerëzit të iknin dhe të mos kishin ku të ktheheshin më. Djegien dhe shkatërrimin total të Komunës së Rahovecit e donte Serbia edhe për faktin se Komuna e Rahovecit ishte nyja dhe ura kryesore mes Shqipërisë, Hasit të të dyja anëve të kufirit dhe Drenicës. Dhe duke e pasur një Komunë të Rahovecit të djegur, të shkatërruar dhe pa njerëz, Serbia synonte të shkëpuste çdo lidhje të mundshme të qendrës së Kosovës me Shqipërinë.

Qyteti i Rahovecit dhe fshatrat disa u sulmuan gjatë  pranveres e veres 1998 ,ndersa disa fshatra gjatë marsit 1999 por kishte  edhe  nga dy tre ofenziva si vet qyteti i Rahovecit e fshati Fortesë, që kishte të vrarë e masakruar edhe gjate veres 1998 edhe gjate marsit 1999

Nga 36 fshatra vetem 3 fshatra nuk u dogjen të tjerat u bën shkrumb e hi.

Komuna e Rahovecit ka publikuar agjenden e përkujtimit me rastin e 23 vjetorit, shkruan Gazeta Papirus.

Postimi i tyre : 

Njoftim publik për mbajtjen e homazheve për nder të 23-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të bëra nga forcat serbe në fshatrat: Fortesë, Celinë, Brestoc, Krushë e Madhe, Retijë, Pastasellë, Apterushë, Hoçë e Vogël dhe Nagac.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.