7 komisione në Rahovec për vlerësimin e dëmeve shkatërruese nga vërshimet e fundit 

Me vendimin e Kryetari të Komunës, Smajl Latifi pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme atmosferike, janë formuar shtatë komisione për vlerësimin e dëmeve, në: amvisëri, ekonomi të shumta familjare e biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike.

Sipas njoftimit të komunës, komisionet tashmë kanë marrë detyrën për të filluar punën në terren dhe janë të gatshëm të bëjnë regjistrimin dhe më pas vlerësimin e dëmeve nga reshjet e shiut, të cilat i kanë përmbytur dhe vërshuar disa zona të komunës sonë.

640x74

“Anëtarët e këtyre komisioneve do të angazhohen në afat rekord për hartimin e një raporti profesional deri në ditën e premte, ndërkaq nga java e ardhshme, këto të dhëna do të analizohen dhe përpunohen, e në fund do të nxjerrim një raport të detajuar për secilin bujk, familje dhe qytetarë të dëmtuar. Raporti i përgjithshëm do të përcillet në adresa të sakta të ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, së bashku me kërkesat tona për dëmshpërblim të familjeve, bujqve dhe qytetarëve të dëmtuar të komunës sonë”, thuhet në njoftim.

Komuna e Rahovecit njofton se të gjithë ata që kanë nevojë të kontaktojnë me komisionet për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve mund të kërkojnë ndihmën në këta numra kontaktues:

Ilvi Durguti: 044230063;

Veton Mustafa: 044974356;

Hasan Vuçiterna: 045 827 908;

Sokol Thaçi: 044 744 045;

Artan Asllani: 044 546 630;

Jetmir Ukaj: 045 531 070;

Jeton Kryeziu: 044 146 561.

“Mbesim me shpresë, se do të gjejmë përkrahjen e mjaftueshme që dëmet do të kompensohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që bujqit dhe qytetarët tanë të kenë të paktën përkrahjen optimale për t’u rikthyer në normalitet”, thuhet në fund.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.