33 vjet nga rënia e heroit të Kosovës prof. Xhemajli Berisha, nga Brestoci i Rahovecit

Profesor, Xhemajli Berisha, dëshmor i kombit, lindi më 17 prill 1958 në fshatin Brestovc të Rahovecit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prizren. Pastaj i vazhdon studimet në Fakultetin Ekonomik në Unversitetin e Prishtinës dhe diplomon më 18 maj të vitit 1981. Më 1 shtator të vitit 1982 punësohet si profesor në Gjimnazin e Prizrenit. Ndërkaq nga shtatori i vitit 1987 deri më 3 Prill 1989, punon në shkollën e mesme ekonomike “Dimitrije Tucoviç” në Prizren.

Prof. Xhemajli Berisha ishte njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës. Më 3 prill 1989 arrestohet nga UDB’a (gjatë procesit mësimor) dhe pasi torturohet pamëshirshëm në zyrat e sigurimit shtetëror në Prizren, shuhet nga jeta më 6 prill të atij viti. Prof.Xhemajli Berisha ka lënë shumë shenime në dorëshkrim, dhe në mesin e tyre ka edhe një ditar të mbajtuar gjatë kohës së studimeve në Prishtinë.

640x74

Në 30-vjetorin e rënies, dëshmori Xhemajli Berisha është dekoruar me titullin “Hero i Kosovës” nga ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Më poshte ju ftojm ta ndiqni dokumentarin për heroin e Kosovës, Xhemajli Berisha.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.