270 minuta pa pranuar gol në Superligë, Besnik Shehu në formë të lartë për Flamurtarin

Lojtarët e Rahovecit po vazhdojnë që të shkëlqejnë në Superligë.

Pas Toni Korenicës si një prej yjeve kryesore të Superligës, në pjesën pranverore gjurmë po lë edhe Besnik Shehu.

Portieri rahovecian ka hiç më pak se tri ndeshje pa u mposhtur, dhe të tri këto ndeshje super të vështira.

Së pari ishte ndeshja e madhe ndaj Vëllaznimit në Prishtinë, më pas ishte edhe ndeshja ndaj kampionit aktual Trepça 89 ku gardiani rahovecian mbeti i pamposhtur.

Dhe sot ai ndaj Besës në duelin më të madh të sezonit, atë direkt për mbijetesë, mbeti sërish i pamposhtur duke bërë disa intervenime.

Pra, janë plot tri ndeshje që portiere nga Rahoveci është i pamposhtur dhe natyrisht se ai do të shikojë që të bart formën e lartë edhe në ndeshjet tjera duke qenë kyç për skuadrën e tij. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.