15 vjeçari frizer nga Rahoveci, Merlind Hondozi, sensacion në Austri (Foto)

Rahoveci24 ka paralajmëruar një storie të jashtëzakonshme të suksesit nga Austria, ku një i ri rahovecian është bërë kryetemë e mediave atje.

15 vjeçari nga Rahoveci, Merlind Hondozi, është shndërruar në sensacion në Austri për shkak të ëndrrës së tij dhe talentit për t’u bërë frizer. Megjithatë, për këtë ai u ballafaqua edhe me kritika të shumta, shkruan Rahoveci24.

Mediat austriake kanë vizituar rahovecianin Hartkirchen (District Eferding), ku edhe përmendet fakti se ata janë nga Kosova dhe Rahoveci.

Ai thotë se që nga mosha 6 vjeçare e ka vërejtur talentin e tij për frizer.

“Në atë kohë isha me nënën time te frizeri. Kjo më impresionoi aq shumë sa që thashë se një ditë dua të bëj të njëjtën gjë”, u shpreh ai për një prej mediave më të mëdha austriake.

Sidoqoftë, vështirësia e tij ka qenë në faktin se si e pranoi rrethi këtë.

Familja u pajtua menjëherë me faktin, teksa nga ana tjetër shokët e ngacmonin për dëshirën për t’u bërë frizer i femrave.

“Unë vendosa vet që të shkoj në trajnime dhe shkollime, unë po mësoj si të bëhem frizer”, u shpreh ai.
mirlind hondozi
Mirlindi ka filluar tash e sa kohë shkollën për frizer dhe ai thotë se është ashtu siç e ka paramenduar, përpos faktit se urren që të qëndrojë në këmbë gjë që e konsideron të lodhshme.

Ai tashmë ka klientët e tij secilën të mërkure dhe të premte ku mund të tregojë aftësitë dhe po ashtu tashmë është i përgatitur për larje të flokëve dhe për krijmin e vetullave artificiale.

“Shpresoj që së shpejti edhe të mund t’i prej e t’i stilizoj flokët e klientëve”, përfundon 15 vjeçari nga Rahoveci.

Ai thotë se edhe pas përfundimit të shkollimit bazë nuk do të ndalet dhe do të ndjekë ëndrrën e tij, për të hapur sallonin e tij. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.