Avdullah Hoti me sulm spektakolar mbi Albin Kurtin dhe Qeverinë

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga qeveria e ka rritur panikun tek qytetarët.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se një qeveri e përgjegjshme duhet të informojë qytetarët në detaje për situatën e energjisë.

640x74

“Një qeveri e përgjegjshme duhet të informojnë qytetarët në detaje:  sa pritet të jetë prodhimi i energjisë nga KEK-u gjatë dimrit, sa duhet importuar energji për të plotësuar kërkesën vendore, sa buxhet duhet ndarë për import të asaj energjie, a mund të lidhen tani kontrata për blerje të energjisë, sa energji i kemi dhënë Shqipërisë deri më tani në mënyrë që të marrim nga ta gjatë dimrit, sa buxhet duhet ndarë për kompanitë e energjisë në mënyrë që rritja e faturave të energjisë të jetë e përballueshme për familjet, sa buxhet duhet ndarë për subvencionim të energjisë për familjet në asistencë sociale, çfarë mund të bëhet bashkë me komunat për familjet e tjera më në nevojë për mbështetje etj”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai theksoi se një plan i tillë do kishte kuptim dhe do të mbështetej nga të gjithë.

Po ashtu ish kryeministri shtoi se qeverisja aktuale nuk ka ide se me çfarë po përballen qytetarët.

“Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi. Kujtojnë se me ta nis historia dhe e nisin nga e para strategjinë e energjisë. Tregojnë dogma para partnerëve ndërkombëtarë. U tregojnë japonezëve sa ka qenë rritja në Kosovë dhe i ftojnë të investojnë, por në anën tjetër në media ndërkombëtare e përmendin çdo ditë mundësinë për luftë në Kosovë”, ka shkruar Hoti duke shtuar se “E anulojnë projektin strategjik të gazit për inate politike, i cili për tri vite do të shtonte kapacitet energjetike”.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.