​Nënkryetari i PDK’së: Kriminelët e Vetëvendosjes kanë rrahur bashkëshorten e Blerand Stavilecit

Zyrtarë të lartë të PDK’së, Nënkryetari Uran Ismajli dhe deputetja Blerta Deliu, në një konferencë për media kanë akuzuar Vetëvendosjen për rrahjen e bashkëshortes së Ministrit në largim Blerand Stavileci.

Ismajli ka thënë se sulmi ka ndodhur gjatë mesditës derisa Vitore Stavlieci ka qenë duke e pritur bashkëshortin e saj Blerandin për të drekuar bashkë në përvjetorin e martesës.

Ai ka thënë se sulmi është kryer nga “kriminelët e Vetëvendosjes” të cilat derisa e kanë rrahur gruan e Blernd Stavilecit i kanë dërguar porosi edhe atij që “të mos flasë shumë”.

Në të njëjtën konferencë, deputetja e PDK’së, Blerta Deliu tha se këto sulme janë pasojë e diskursit të urrejtjes që po përdorët ndaj anëtarëve të kësaj partie.

“Fillimisht ka nisur si gjuhë politike dhe gjuhë të urrejtës, ndërsa tani ka nisur të kthehet në dhunë”, tha ajo në konferencë.

“Neser ne nuk e dimë se çfarë na pret”, përfundoi Deliu-Kodra. /GazetaExpress/.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nenkryetari-i-pdk-se-kriminelet-e-vetevendosjes-kane-rrahur-bashkeshorten-e-blerand-stavilecit-425802/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.