Dy zyrtarë të lartë nga Serbia, një ministër dhe një drejtor do të qëndrojnë në Kosovë. Siç raportojnë mediat e Beogradit, ministri i Arsimit i Serbisë, Mlladen Sharçeviq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vizitojnë shkollën fillore “Svetozar Markoviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Bëhet e ditur se vizita e tyre ndodh me lejen e organeve përkatëse të Kosovës.