KB Rahoveci ka konfirmuar se do të ketë organizim special për tifozët e interesuar që të shikojnë takimin e klubit tonë të zemrës ndaj KB Kalajës.

Zyrtarë të klubit për Rahoveci24 kanë treguar se ata kanë arritur që të bëjnë konfirmimet e fundit për një organizim masiv të tifozëve.

Nisja do të bëhet të dielën nga ora 14:30 prej Hotel Park Plazës.

Interesimi i madh i tifozëve ka detyruar klubin që të bëjë organizim special për ndeshjen ndaj KB Kalajës. /Rahoveci24/