Ikona e PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi, nuk ka arritur që të bëhet deputet.

Ish-deputeti në tri legjislacioni dhe ish kryetari i Rahovecit nuk mori përkrahjen e duhur nga elektorati.

Ai mori gjithsej 7996 vota, plot një mijë vota më pak se sa që ishin të nevojshme për t’u bërë deputet në një listë me konkurrencë të fortë nga PDK.

PDK do të ketë 21 deputet në legjislaturën e ardhshme.

Nga PDK nuk arritën të bëhen deputetë as Bejtullah Deliu dhe Erlira Mullabazi. /Rahoveci24/