Më në fund, PDK – dega në Rahovec është zgjuar nga gjumi i thellë.

Si partia më e madhe opozitare në Rahovec, PDK, ka kaluar gjithë kohën duke heshtur, duke qenë kështu bashkëpjesmarrëse në keq qeverisje.

Pasi Rahoveci24 konfirmoi se Rahoveci humbi 250 mijë euro nga dështimi për ti fituar grantet e qeverisë, ka reaguar edhe PDK në Rahovec.

Në reagimin e tyre PDK bën thirrje që kryetari Latifi të bëj më pak selfie.

Kjo është hera e parë që PDK në Rahovec reagoi ndaj kryetarit Latifi dhe ka qëndruar në heshtje.

Kujtojmë se PDK heshtu kur Latifi hapur kërcënoi portalin Rahoveci24 dhe cënoi fjalën e lirë, duke mos bërë asnjë reagim ndaj këtij dhe shumë skandaleve që po karakterizojnë qeverisjen e AAK. /Rahoveci24/