Sekretari i KB Rahovecit, Besart Zeka, ka deklaruar se klubi ka nisur punën për ndeshjet e ardhshme.

Në një intervistë të gjerë pjesë të së cilës i publikojmë ndërkohë, Zeka u përgjigj për spekulimet e fundit rreth transferimeve.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos besojnë spekulimet por të besojnë vetëm informatat që dalin   nga faqja zyrtare e KB Rahovecit.

 

“Gjate sezonit ishim te pafat nga disa lendime, ku dhe se fundmi kemi lendimin e Alban Veselit i cili mungoi ne paraqitje gjate Final 8. Edhe pse eshte ftuar nga representacioni i Kosoves, ai nuk eshte ne gjendje te ushtroj, kjo eshte konfirmuar dje gjate ushtrimeve te para te representacionit. Jemi te vetedijshem ne lidhje me lajme te shumta rreth largimeve dhe prurjeve per te cilat me nuk perbejne lajme perderisa nuk vjen zyrtare nga faqja e vetme e klubit – KB Rahoveci”, deklaroi Besarti për Rahoveci24.