Z Mobile Prishtina po shqyrton ftesën e Buducnostit të Malit të Zi për të hyrë në ABA Liga, që mbledh klubet më të forta, kampionët dhe nënkampionët e Ballkanit.

Por, këtij tentimi tinëzar nga KB Prishtina po tenton të përkrahet nga Federata e Basketbollit por pa përfshirjen e Rahovecit.

KB Rahoveci pas sezonit duhet të aplikojë për ABA Liga, pasi i takon kjo si finalist i Kupës dhe Superligës.

Mbi të gjitha Rahoveci ka infrastrukturën dhe nivel të lartë organizimi, e treguar kjo në Final 8.