Skuadra e KB Yllit ditë më parë u shkatërrua nga Sigal Prishtina në Prishtinë me 54 pikë epërsi.

Megjithatë, Ylli në këtë takim refuzoi të luajë me lojtarët kryesorë si Artin Gashi, Besnik Azemi, Arif Mehmetaj dhe Rilind Krasniqin.

Lojtarët u pushuan nga trajneri i Yllit për të qenë të pushuar për duelin e sezonit ndaj Rahovecit që zhvillohet të shtunën në Gjakovë.

Ylli kërkon fitoren me çdo kusht ndaj Rahovecit pas humbjes së pësuar në Suharekë, sepse një fitore e Rahovecit do të ishte një hap i madh për playoff dhe tejkalim i Yllit në tabelë.

I gjithë qyteti duhet të jetë të shtunën në Gjakovë për të shikuar duelin kryesor të sezonit nga ora 16:00.
/Rahoveci24/