Duket se thirrja e Rahoveci24 për të shfrytëzuar serinë e madhe gjysmëfinale për titull për të bërë paqe me klubin nga Suhareka, KB Ylli, po rezulton me sukses.

Në një koment të një prej postimeve, faqja zyrtare e tifozëve Xhebrailat ka konfirmuar se nuk do të ketë fyerje ndaj Rahovecit dhe tifozëve Vreshtarët.

“Rahoveci është pjesë e shqiptarisë, Jemi 1”, kanë shkruar Xhebrailat në Facebook.

Duket se rivaliteti do të jetë vetëm sportiv nga kjo seri e përballjeve gjysmëfinale, ndërsa edhe publiku i Rahovecit do dëshmojë kulturën e madhe.