Këngëtari i mirënjohur, Vullnet Zhuniqi, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Rahovecit dhe dashamirët e tij për përkrahjen e projektit të ri.

Vullneti lansoi mbrëmë baladën e titulluar “E Huaj”.

Kjo baladë u prit mirë nga dashamirët e këngëtarit dhe qytetarët e Rahovecit, ku edhe në mediat nacionale këngëtari ka zënë vend kryesor, transmeton Rahoveci24.

Dhe për këtë ai nuk ka lënë pa falënderuar të gjithë për përkrahjen e projektit.

“I falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në realizimin e këtij projekti. Juve miq të dashur faleminderit për përkrahjen tuaj… Shpresoj të ju pëloqej dëgjim të këndshëm”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook. /Rahoveci24/