KB Rahoveci ka shënuar fitoren e pestë rresht në shtëpi ndaj Bashkimit me rezultat bindës 101-81.

Fitorja u arrit pas një super paraqitje ekipore në pjesën e dytë.

Me këtë fitore mbesim në vendin e parë dhe të pathyeshëm në folenë tonë në Rahovec ku edhe sonte i gjithë qyteti ishte përkrah ekipit.

Më të dalluarit ishin 21’pikë nga Folley, 10 asistime dhe 5 topa të vjedhue, Alban Veseli me 14 pikë, kurse Bardh Rexha arriti konstanten e tij 10 pikë e 6 kërcime. Altin Morina shtoi 16 pikë 8 asistime dhe 4 topa të vjedhur, kurse Aron Nwanwko shtoi double double 14 pikë e 10 kërcime kurse Darrell Davis shtoi 21 pikë e 9 kërcime.