Një vet-aksident ka ndodhur në fshatin Potqan i Ulët të qytetit të Rahovecit.

Shoferi e ka humbur kontrollin dhe e ka rrokullisur veturë.

Indeksonline mëson nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes që vozitësi nuk ka pësuar lëndime dhe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.

Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin./