Gjatë ditëve të fundit në teritorin e Kosovës ka mbretruar kohë e vranët dhe të rreshurat e shiut ishin të vazhdueshme dhe si pasojë shume toka, rrugë, objekte te ndryshme janë përmbytur nga uji.

Së fundmi një person në kushte anonimiteti ka shkruar dhe dërguar disa foto në portalin tonë RahovecPost, ku këto foto tregojnë gjendjen në shkollën e mesme “12 Maji” nga Ratkoci.

Sipas personit që ka raportuar këtë rast ka treguar që kati përdhes i shkollës “12 Maji” gjendet pothuajse i tëri nën ujë e gjitha kjo si pasojë e të rreshurave të shiut në këto ditë të fundit.

Fotoja është bërë mëngjesin e sotëm e ku shihet niveli i ujit në këtë shkollë, deri tani nuk janë ndërmarr kurfar masa për largimin e ujit nga kjo pjesë.

Kujtojmë që drejtori i Arsimit në komunën e Rahovecit z. Avni Morina gjatë ditës së djeshme ka demantuar lajmin e KTV-së që shkolla fillore në Sapniq të Rahovecit është vërshuar nga uji, përderisa ende nuk ka asnjë prononcim nga drejtori Morina për gjendjen e shkollës “12 Maji” nga Ratkoci!