Qulli përmban pamjaftueshëm minerale të rëndësishme siç janë: kalciumi, kaliumi, zinku, hekuri dhe në ushqimin e fëmijëve nuk ka përbërës ushqyes të domosdoshëm për rritjen dhe luftën kundër sëmundjeve, paralajmërojnë ekspertët. Në ushqimin e prodhuesve kryesorë botërorë ekspertët nga Universiteti Greenwich kanë gjetur vetëm një të pestën e konsumit të rekomanduar ditor të kalciumit, magnezit, zinkut, hekurit dhe mineraleve të tjera të rëndësishme për jetë, shkruan “Daily Mail”.

Shkencëtarët kanë analizuar tetë produkte më popullore të ushqimit të fëmijëve të cilin fëmijët e hanë në periudhën prej gjashtë deri 12 muajsh, transmeton Koha.net. Kanë analizuar nivelin e mineraleve në ushqimin e fëmijëve, i cili përfshin mishin dhe qullin nga perimet me pajisjen – spektrometrin e emetimit optik (Inductivity Coupled Plasma-Optical Emission Spectrometer).

Ushqimi me mish përmban tre për qind të konsumimit ditor të rekomanduar të kalciumit, ndërsa qulli me perime shtatë për qind zink dhe gjashtë për qind hekur, pohojnë studimet. Sasia e ushqimit të cilin do ta hajë fëmija varet nga oreksi i tij dhe qumështi të cilin e konsumon.

Ekspertët vlerësojnë që një kavanoz me ushqim për fëmijë në bazë mishi, një kavanoz me qull nga perimet dhe 600 ml qumësht nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tij ditore të kalciumit, bakrit, magnezit dhe kaliumit.

“Fëmijët janë të kufizuar kur bëhet fjalë për ngrënien, sepse varen nga tjerët, prandaj është e domosdoshme që ushqimi i tyre të ketë sa më shumë përbërës ushqyes të rëndësishëm për jetë”, thekson udhëheqësi i studimit, dr. Nazanin Zand.

Kalciumi është i domosdoshëm për ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve të shëndetshëm, rregullon punën e zemrës dhe siguron qarkullimin e duhur të gjakut. Si kalciumi, edhe magnezi është i rëndësishëm për eshtra, bakri luan rol në zhvillimin e trurit, ndërsa kaliumi ndihmon në ndërtimin e sistemit të imunitetit.