Tifogrupi Ultras Vreshtarët me dy nëngrupet, RH Fighters dhe NarcosBoys, kanë paralajmëruar atmosferë spektakolare për të shtunën në Gjakovë.

Ata e kanë quajtur kohën e ndeshjes si shumë të papërshtatshme, megjithatë, kanë thënë se janë gati tash e disa muaj për duelin në fjalë ndaj KB Yllit.

Rahoveci24 mëson nga burime brenda tifogrupit se pritet që koreografia për këtë duel të jetë madhështore dhe se atmosfera do të jetë impozante.

Ndryshe, kjo pritet të jetë ligjërata e radhës sipas tyre ndaj tifogrupit Xhebrailat, pas ligjëratave të mbajtura në Suharekë dhe në ngjarje tjera mes dy klubeve.

Tensionet mes dy tifogrupeve dhe klubeve kanë qenë të mëdha vitin e fundit, ku Rahoveci ka shënuar më shumë fitore se sa rivalët e përbetuar inferiorë nga Suhareka.

/Rahoveci24/