Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në mbledhjen e organit më të lartë legjislativ në Rahovec, të pranishëm ishin Afrim Dina, Kryesues i Kuvendit, Fatmir Iska nënkryetar i Komunës, Kuvendar, drejtor të Drejtorive Komunale, përfaqësues të KFOR-LMT dhe Qendrës Rinore SHL-Kosova.

Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto Vendime: Vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesën e parcelës P-71513005-00524-4, në fshatin Krushë e Madhe, Vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesën e parcelës P-71510056-00034-0, në fshatin Opterushë, Vendimi për formimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokalë, Vendimi për ndihmë financiare z.Bajram Popaj, Vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të parcelës P-71510057-02240-1,Vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të parcelës P-71510057-02247-0,Vendimi për aprovimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe.

Në mbledhje janë shqyrtuar edhe këto pika: Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit 2019-2021, Plani i Veprimit Komunal Kundër Korrupsionit dhe Raporti i Performancës Komunale.

Kjo është vegëza: https://kk.rks-gov.net/rahovec/, e uebfaqes zyrtare të Komunës së Rahovecit, ku qytetarët mund ti shohin mbledhjet e Kuvendit të cilat transmetohen drejtpërdrejt.