Një prej basketbollistëve më të mirë të KB Rahovecit, Besnik Sharku, ka pësuar një dëmtim në nyje të këmbës dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj KB Dritës.

Rahoveci24 ka siguruar një foto ekskluzive nga lëndimi i lojtarit të KB Rahovecit, i cili menjëherë është ekzaminuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Rahoveci24 mëson nga burime të sigurta se lëndimi erdhi gjatë stërvitjes, kur gjatë një dueli Sharku e shkeli këmbën e qendrës Halim Nurshaba, me çka edhe ka lënduar nyjen e tij.

I kontaktuar nga Rahoveci24, Besnik Sharku ishte tejet i dëshpëruar nga ky lëndim.

Nesër pritet të bëhen teste të tjera të lojtarit më të dashur të publikut rahovecian, dhe nëse ai do të mungojë në derbin e zjarrtë ndaj Dritës.

Ky është lajm i keq për KB Rahovecin, kur dihet se Besnik Sharku është një prej lojtarëve me statistika më të mira këtë sezon, si në fazën e sulmit, ashtu dhe të mbrojtjes. /Rahoveci24/
koma