Klubi i Futsallit “RAHOVECI” , i ka filluar përgatitjet për sezonin e parë. Klubi i futsallit, paraprakisht i ka përfunduar të gjitha procedurat e regjistrimit dhe pranimit në Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe nga vjeshta e këtij viti, për herë të parë do të startoj me lojëra në kuadër të ligës së parë të Futsallit të Kosovës.

Ky është një moment historik në sportin e Komunës së Rahovecit, pasi deri më sot i ka munguar ekipi i futsallit edhe pse në vazhdimësi ka pasur talentë të lojës së futsallit ne qytetin e Rahovecit, ndërsa talentët tanë janë detyruar ti ndjekin klubet tjera, apo edhe te luajne termine ne palestra private te ndryshme.

Fillimin e stërvitjeve e ka përcjellë edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Bjondina Kleqka, e cila ju ka uruar suksese dhe ju ka dhënë mbështetjen e Komunës së Rahovecit.

KFS“RAHOVECI”, do të garoj në ligën e parë, dhe nga formimi në këtë vit, është duke u kompletuar me futbollist të rinj, luten të gjithë të rinj që mendojnë se mund te kontribonje ne lojën e futsallit te paraqiten dhe te fillojne edhe ata me stervitje. Kurse trajnerët e ekipit janë emëruar Jetmir Alirifa, Muhamed Sylka dhe Myrtezan Dula. Kryetar i klubit eshte emeruar Ahmet Bugari, ndersa Drejtor Sportiv i klubit Alfred Cena.