Në Orën Poetike me poezitë e autorit Xhevdet Bajraj dhe me performancë live të këngëtares Flaka Krelani me Bandin e saj, këtë vit do të jetë një festë e veçantë në Pre-Hardh Fest, i cili organizohet në kuadër të Festivalit Hardh Fest, më datë 14 Korrik në Bar “Hardhia”, në Rahovec.

Së bashku me prezencën e poetit Xhevdet Bajraj, prezentimin e Librit “ Lëngu i Trëndafilave” të poetit Xhevdet Bajraj do ta bëjë znj.Zyrafete Shala. Ndërsa poezit do të recitohen nga Betim Zllanoga dhe Beg Popaj.

Festa do të vazhdoj në Bar ”Hardhia”, në Rahovec me performancën live të Flaka KRELANI & Band dhe MAARVEL.

Xhevdet Bajraj, ka lindur në Kosovë, ndërsa jeton dhe vepron në Meksikë. Është poet dhe përkthyes dhe ka marr shumë çmime letrare. Ndërsa që nga viti 2002 është profesorë në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në “Universidad Autonoma de la Cuidad de Mexico” (UACM), ku ligjëron lëndën e poezisë.

Gjithashtu në këtë mbrëmje do të jenë prezent edhe Nikoqiri i Festivalit z. Nahit Veseli dhe Ambasadorët e Festivalit z. Shkelzen Dragaj, z.Bujar Berisha, znj.Drenusha Blakaj, z.Skender Rama dhe z.Abaz Krasniqi.

Festivali “Hardh Fest” sivjet mbahet më 7, 8 dhe 9 Shtator, nën patronatin e Kryetarit të Komunës z.Smajl Latifi dhe në përkrahje të Partnerit të Festivalit STONE CASTLE. Gjithashtu festivali mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe partner medial DIGITALB dhe RTV 21.

Të shtunën, bëhuni gati për një mbrëmje me shumë argëtim, i rrethuar me shoqëri e “Me pamje kah vneshta”.