Të premtën nga ora 17:30 Rahoveci zhvillon ndeshjen më të madhe në historinë e sportit të komunës – është gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës që po mbahet në Suharekë.

Rahoveci përballet me fituesin e duelit Trepça – Bashkimi lojë që zhvillohet sonte.

Për ndeshjen më të madhe të sportit të Rahovecit do jenë të pranishëm edhe tifozët.

Po ashtu, kjo do jetë ndeshja e parë që transmetohet në televizione nacionale, në Supersport Kosova 2.

Rahoveci është i motivuar pas rikthimit nga 18 pikë disavantazh, kurse sot mbahet stërvitje e lehtë para ndeshjes.

Kush do që fiton prej kundërshtarëve e ka problemin e lodhjes pasi do luajë sërish në më pak se 24 orë andaj Rahoveci ka të gjitha gjasat për një finale historike.

Në finale na pret Prishtina e cila do ta deklasojë pa problem Yllin.

/Rahoveci24/