Të mërkurën zhvillohet ndeshja e dytë e gjysmëfinales së playoffit në Ligën e Parë të basketbollit të Kosovës.

KB Rahoveci ka konfirmuar në faqen zyrtare se ndeshja e dytë e playoffit do të zhvillohet në Suharekë, ku edhe do të klubit tonë i duhet një fitore për të siguruar finalen e playoffit të Ligës së Parë.

Për këtë, natyrisht se nevojitet përkrahja e tifozëve të cilët janë të gatshëm me vetura private masovikisht të shkojnë për të përkrahur ekipin.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.