KB Rahoveci përballet me Prishtinën në duelin e drejtpërdrejt ku tenton të bart formën e gjashtë fitoreve radhazi në Superligë.

Humbja e fundit e klubit erdhi pikërisht ndaj Prishtinës në finalen historike të Final 8.

Ekipi bëri shumë gabime në atë ndeshje dhe duke parë tani që Boukichou dhe Anderson u larguan nga klubi kryeqytetas, gjasat për ekipin tonë janë rritur.

Nga ora 19:00 të gjithë në palestër, ndërsa biletat tashmë kanë filluar të shiten në zyret e klubit te palestra.

Me fitore eventuale cementohet pozita e dytë në tabelë. /Rahoveci24/