Për nder të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në bashkëpunim me OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, organizojnë aktivitetet të shumta sipas kësaj agjende:

– Me 6 Mars, nga ora 9:00- 10:00, ftohen qytetarët të bëjnë homazhe për dëshmorët dhe gjithë të rënët.

– Me 6 Mars, ora 10:00-10: 30, takohemi në Drenoc, e më pas, nisemi në një marshim simbolik drejt Zatriqit.

– Me 7 Mars në orën 18:00, me rastin e Natës së Zjarreve, simbolikisht shënohet Nata e Zjarreve.

Kryetari Komunës në bashkëpunim me OVL e UÇK-së, ftojnë qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të këtij viti jubilar (20 vjetorit) të Epopesë së UÇK-së.

Është obligim i yni që lufta jonë çlirimtare, dëshmorët dhe martirët e lirisë t’i përkujtojmë përjetësisht.