Platforma televozive dhe e internetit në Rahovec, Artvision, ka konfirmuar ndryshimin e ri në listën e kanaleve.

Tashmë televizioni më i ri T7 ka zënë vend në platformën e Artvision.

Emisione të ndryshme kanë bërë që T7 të jetë prej televizioneve më të shikuara së fundmi.

“Krejt n’RRs”, “Elite Show”, “Pressing”, “Frontal” etj, janë disa prej emisioneve që mund t’i shikoni nē televizionin e ri.

Artvision për një vit të ofrimi të shërbimeve është fokusuar në cilësi të lartë dhe mbështetje të afërt për klientët, atribute këto që synohen të rriten me përmirësim të cilësisë, përditësim të kanaleve dhe afërsi me të gjithë ata që janë të kyçur në platformë. /Rahoveci24/