Transferimi më i ri i Prishtinës, mefushori i përfaqësueses U-21 të Kosovës, Meriton Korenica, ka debutuar me supergol nga gjuajtja e lirë për klubin e kryeqytetit duke barazuar rezultatin në 1-1.

Ishte skuadra nga Gjibraltari që kaloi në epërsi pas 45 minutash lojë me anë të Carrenos i cili ishte i sakt nga penaltia.

Me të filluar pjesa e dytë, një ndërhyrje nga afro 20 metra u paraqit si mundësi për Prishtinën.

Në një skemë mirë të përgatitur nga kryeqytetasit, ishte Korenica ai që në mënyrë mjeshtërore fotografoi portierin vendas në panoramën e bukur të stadiumit “Victoria” të Gjibraltarit, ndodhi kjo në minutën e 50-të.

Edhe në pjesën e parë Korenica ishte afër golit nga gjuajtja e lirë.

Prishtina pasi barazoi rezultatin do të kërkojë fitoren në këtë takim ndaj nënkampionit të Gjibraltarit.

/Telegrafi/