Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj trajnerit të Llapit, Bylbyl Sokoli.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Koha.net, se Sokoli është sulmuar nga disa persona.

Ajo ka konfirmuar se Sokoli është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin.

Llapi i Bylbyl Sokolit humbi nga Prishtina e Meriton Korenicës me rezultat 2-1.