Ndonëse subvencionet shihen si masa stimuluese për bujqit, fermerët ankohen se nuk po i marrin me kohë këto mjete.

Deri më tani është bërë vetem ekzekutimi i dy kesteve të pagesave, direkte në vlerë prej 10.5008571 euro, ku përfitues janë 16142 fermer të rajoneve të ndryshme të vendit.,se paku keshtu deklarohet ne web faqen zyrtare te AZHB-se.
Pothuajse kaluan afër nëntë muaj në të cilën është bërë aplikimi për pagesa direkte për vreshtarët, dhe deri më tani bujqit nuk kanë marë pjesën e mbetur të subvencioneve,të premtuar nga ana e Ministrisë së Bujqesisë.
Vonesa e subvencioneve padyshimë që sjell mjafte telashe për fermeret tan per arsye se deri më tani nuk jan ekzekutuar të gjitha pagesat direkte.Meqenëse jemi në muajin Janar 2019 ende nuk jan kryer pagesat e vititë 2018 dhe se fermerët tan duhet te apikojn në subvencione për këte vitë.
Shumica e fermërve tan duhet te blejm inpute të ndryshme bujqësore sa I perket mbjelljës se prodhimeve dhe se kjo po përben një problemë të madh, sepse nuk kan të ardhura që te investojnë për këte vitë.

Duke pasur parasysh koston e mbjellës pranverore fermerët ankohen se e vetmja mundësi e tyre per te kaluar ket krizë eshte marja e kredive nëper institucione financiare.Mirëpo kjo gjë I bën problemë te madh për arsye te kamatave të pa përballushme që mbizoterojnë në vendin ton.
Ndryshe ky vit ishte një vit jo i mir për bujqit tanë. Vërshime në kulturra të ndryshme dhe sipërfaqet më të mëdha me vreshta janë dëmtuar nga sëmundjet e ndryshme, dhe kjo ka ndikuar që rendimenti të jetë shum I vogel në krahasim me vitet tjera.Andaj bujqit kan nevojë që sa më shpejt tu shpërndahet pjesa e mbetur e subvencioneve.

Ne Kosovë vlerësohet se janë 4965 vreshtarë, të cilët e kultivojnë rrushin në një sipërfaqe prej 3217.45 hektarë, ku varietetet për prodhimin e verës kultivohen në një sipërfaqe prej 2538 hektarë, rrushi i tryezës në një sipërfaqe prej 677 hektarë dhe rrushi për tharje në një sipërfaqe prej 2.45.\Rahoveci24\