KB Rahoveci ka konfirmuar ndryshimin e parë në prag të derbit të ndaj KB Yllit.

Skuadra suharekase u përforcua në formë masive pikërisht para duelit ndaj Rahovecit për të ndalë serinë e zezë ndaj Vreshtarëve dhe të nisë një luftë për titull.

Megjithatë, dyshimet për formën fizike të Justin Gray dhe niveli i dobët i performancave të lojtarëve tjerë të huaj, e kanë detyruar trajnerin Marian Ilievski që të kërkojë një rindërtim të shpejt, ndryshime të mëdha, jo më larg se data 19 dhjetor.

Burime mirë të informuara thoën se vendimi u mor në ditën para duelit ndaj Bashkimit, ku shumë lojtarë zhvilluan ndeshjen e fundit të tyre.

Ndryshimi i parë i konfirmuar është arritja e Josh Davis, një superlojtar i cili arrin nga Superliga e Çekisë dhe është lojtar i niveleve botërore, pasi në kolegj ka luajtur edhe ndaj yjeve të sotme të NBA si Lonzo Ball.

Justin Gray është larguar drejt SHBA-ve dhe vështirë se ai do të mund që të rikthehet sërish në vendin tonë.

Në anën tjetër priten edhe të tjrea ndryshime. Sipas disa informacioneve bashkë me Josh Davis ka arritur edhe Darrell Davis, një lojtar i pozitës 1-2 me përqindje të hatashme për tri pikë, që pritet t’i ndihmojë Joshua McFolleyt për të bërë dallimin.

Të dy këto përforcime të reja pritet të luajnë menjëherë ndaj Yllit, kurse Christian Bradford do të largohet nga ekipi.

Ndër të larguarit pritet të jenë edhe Howard dhe Jure Gunjina, me klubin që tashmë ka gjetur dy të tjerë lojtarë për ta, përfshirë një super qendër që pritet të përmbushë nevojat e trajnerit Ilievski në luftën për titull të kampionit. Se ka ndryshime me emrat e lartpërmendur e vërteton fakti se edhe Proper Pizza Rahovec në ofertat me Gray dhe Gunjina i ka ndryshuar dy ditë më parë duke i zëvëndësuar me yjet lokal, Bardhin dhe Visarin, çka dha indikacione se diçka po ndohd në klub.

Të gjitha këto ndryshime të kërkuara nga Ilievksi janë më vend pasi që nga tash ekipa duhet të jetë e përgatitur për një luftë të ashpër për titull kur dihet se Dardan Berisha tashmë ka nënshkruar me Pejën dhe klubi pejan pritet të jetë serioze në luftën për titull të kampionit.

Mbetet të shihet performanca e lojtarëve të rinj, por nga sa ka informacione KB Rahoveci, me këto përforcime klubi Vreshtar është bindshëm klubi më i fortë në vend e mbase edhe në rajon. /Rahoveci24/