Rahoveci do të fillojë sezonin e ri në Superligën e basketbollit me sfidën e cila zhvillohet në Gjakovë nga ora 15:00.

Ky duel është menduar se do ta gjejë Rahovecin super të përforcuar.

Megjithatë, në duelin e parë mungojnë Rron Ukaj për shkak të lëndimit dhe tri amerikanët.

Mungesa e amerikanëve është e ndërlidhur me kompletimin e dokumentacionit.

Rahoveci do të kërkojë të fillojë mbarë, por me këto mungesa ndeshja pritet të jetë e vështirë.

Sfida zhvillohet nga ora 15:00 në Gjakovë. /Rahoveci24/