Peja do ta presë Rahovecin nga ora 19:00 në sallën e sporteve “Karagaçi” për të zhvilluar duelin e parë në kuadër të Ligës Ballkanike.

Peja dhe Rahoveci takohen për herë të parë këtë edicion ku edhe pritet të maten forcat e këtyre dy skuadrave se cila ka kredenciale për të fituar Ligën Ballkanike dhe Superligën.

Për këtë duel të gatshëm janë të gjithë lojtarët përveç Leo Mekajt i cili do të mungojë teksa është duke u rikuperuar.

Ndërkaq rikthimin e tyre në Pejë do ta shënojnë shumë lojtarë si Alban Veseli, Rron Grapci dhe Arian Qallaku.

Peja këtë edicion është më serioze dhe është pretendent në të gjitha frontet me investime të konsiderueshme në skuadër.